Subscribe

Kryeministri u rikthye pasditen e të premtes në Thumanë. Edi Rama i komunikoi banorëve të zonës se goditur rëndë nga termeti, planin e ri për rindërtimit. Shefi i qeverisë siguroi se në pranvere ata do te kene shtëpite e tyre të reja.

 

Kryeministri Rama ka vizituar mbijetuarin e vetem te familjes Çupi, Aleksin   i cili është transferuar në banesën e tij të re në Kamzës.

 

Shefi i qeverisë, teksa shoqërohej nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, i shprehu ngushëllime për humbjen e njerëzve të dashur Aleks Çupit, ndërsa u njoh nga afër me gjendjen e tij shëndetësore pas tërmetit.

 

“Në këto kushte është shumë e rëndë dhe gjendesh pranë diçkaje e që se pranon dot. Ajo çka mund të bësh është që të qash hallin që mund të qahet, se tjetër s’ke ça bën. Unë thash; brenda datës 15 dhjetor familjet që e kaluan më keq se të tjerat do të ishin në banesa. Do të çoj dhe atë Kristiano Ronaldon në shkollë, dhe jeta vazhdon. Pastaj janë gjithë ato shtëpi për të rindërtuar. Ata që humbën shtëpinë…e kanë më të lehtë se ata që humbën njerëzit. Njeriu është bërë që mund të harrojë të keqen. Kur përballesh me humbjen e njeriut thua; “ore i kam fal të gjitha. I fal të gjitha vetëm që mos të më ikë njeriu që kam”. Mirëpo njerëzit harrojnë, kështu është bërë kjo jetë.”

 

Më herët kreu i qeveris njoftoi vendimin e komisionit Europian për mbajtjen e konferencës së donatorëve në Tiranë në muajin janar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *