Subscribe

Kryeministri Edi Rama, përmes një video-mesazhi paralajmëroi se rastet e të prekurve me koronavirus në Shqipëri do të rriten.

 

Ai bëri të ditur se askush nuk ka informacion se sa do të zgjasë kjo gjendje, ndërsa theksoi se masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19 do të përshkallëzohen.

 

Kreu i qeverisë njoftoi se të gjithë ata që nuk i binden “shtetrrethimit” dhe shkelin urdhrin duke udhëtuar me automjete, mund të humbasin patentën. Po ashtu, shtoi se të gjitha ushqimoret apo farmacitë që do të rritin çmimet, do iu hiqet licensa.

 

“Nëse nuk duam të bëhemi bashkëfajtor në lëndimin apo humbjen e të afërmve tanë, do të luftojmë zakonet e jetës normale. Duke u armatosur deri në dhëmbë me durim, duke gjendur mundësinë për të qëndruar në shtëpi pranë familjes. Sot numri i të prekurve ka ardhur në 33, dhe duhet të dimë që do të vazhdojë të prekur. Kurbën nuk kemi në dorë ta ndalim, por vetëm ta ngadalësojmë. Nga brenda shtëpisë, jashtë në ballkon. Por edhe shoferët dhe truprojat nuk mund të dalin nga shtëpitë  tyre nëse asnjë urgjencë e jashtëzakonshme të punojë me ta. Unë jam mësuar që të punojë edhe online dhe përveç punës nuk me duket keq që të kalojë kohë me Zahon, që kur ka lindur se kemi pasur këtë mundësi. Më vjen mirë që shumica juaj e keni mirëpritur këtë shtet rrethim. Më vjen mirë që deri vlonjatët nuk janë bindur dhe nuk e kanë shkelur rregullin. Askush nuk e di dhe nuk e thotë dot sa do zgjas. Më shani dhe mallkoni mua sa të doni, por masat do të përshkallëzohet bashkë me shtrëngohen. Kush thyen emergjencës mund të humbasë patentë apo të ndalohet që futet në shkollë. Kush rrit çmimet apo barnat, mund ta humbasin licensën. Ka një sërë masash të reja, për ata që në vijim kujtoj se mund të shkelin rregullat. le t’i gëzohemi manifestimit fantastik të solidaritetit, të veçuar nga njëri-tjetri si kurrë më parë dhe bashkë si kurrë”, tha Rama.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *