Kryeministri Edi Ramai  kërkoi qytetarëve të Tiranës një mandat tjetër për Erion Veliajn që e kishte në krah në takimin “Bashkia që duam” në sheshin “Nënë Tereza”.

Duke vlerësuar kryebashkiakun Veliaj  për punën e bërë në këto katër vite në kryeqytet, Rama  siguroi se besimi për Erion Veliajn dhe PS në 30 qershor do të sjellë dhe katërfishin e punëve që janë bërë në mandatin e parë.

 

 

“Sot Tirana europiane nuk është më një vegim por është një realitet në formim e sipër falë punës sonë. Ju kam thënë këtu dhe katër vite më parë. Na jepni një mandat për Tiranën. Dhe me PS dhe me Erionin do ta rizgjojmë qytetin e zhytur në gërhimat e Lulzimit duke e rikthyer në punët e transformimit të viteve 2000 që u bë simbol I transformimit dhe i punës, por u mor peng vite më parë. Punët janë më shumë të mjaftueshme për të kërkuar një mandat të ri për Erionin dhe për Partinë Socialiste në Tiranë. Për katër vite të tjera që të bëjmë katërt fishin e punës së këtyre katër viteve që po mbyllen”, tha Rama.

 

Kreu I qeverisë deklaroi se kjo Tiranë e sotme nuk ka asnjë lidhje me qytetin e lënë në gjumë, sipas tij,  nga Lulzim Basha. Rama tha se tashmë Tirana është mishërimi I fuqisë sonë transformuese.

 

“Ky qytet është mishërimi i forcës sonë transformuese, është një pasqyrë e dëshirës sonë për ndryshimin dhe i aftësisë sonë jo vetëm për ta dashur, por edhe për ta bërë ndryshimin.Është një provë e dallimit të madh nata me ditën mes nesh dhe atyre që i kemi çdo ditë e më mbrapa.Kush e vë këtë në dyshim, ose s’ka dalë nga nata e tyre ose e ka harruar natën e tyre çka ishte kur ata kishin në dorë Shqipërinë dhe Tiranën. Ndërkohë padiskutim dita jonë mund dhe duhet të jetë shumë më e mirë dhe do të jetë shumë më e mirë padiskutim”, tha ai.

 

Rama vlerësoi sinergjinë e përbashkët Qeveri-Bashki për transformimin e qytetit dhe të cilësisë së jetës së qytetarëve.

 

“Tirana jonë sot ashtu si çdo qytet tjetër që ne kemi qeverisur edhe si vetë Shqipëria, s’ka të krahasuar me çka ishte para se ne ta merrnim në dorë.  Pa këtë sinergji kjo ditë do të kishte shumë më pak dritë. Pikërisht se jemi në qeveri dhe në bashki ne s’mund të ndalemi te krahasimi I thjeshtë mes së sotmes dhe të djeshmes. Por duhet të hedhim këndvështrimin përpara te diferenca e madhe mes realitetit tonë të sotme dhe ambicies së madhe për Shqipërinë dhe Tiranën që duam”, deklaroi Rama.

 

 

Kryeministri renditi edhe disa nga investimet që janë treguesi më I mirë I ndryshimit që ka pësuar Tirana  nën drejtimin e Erion Veliajt, ndërsa premtoi edhe nisjen e themeleve për Bibliotekën e re Kombëtare, Teatrin e Kukullave, si dhe Teatrin e Ri Kombëtar për të cilin garantoi se do të jetë një histori suksesi.

 

“Sheshi Skënderbej sot një kryevepër artistike e konfirmuar ndërkombëtarisht që i bën Shqipërisë shërbime të mira duke marrë shërbime dhe Konflimete dhe foto të pafundme nga vizitorët. Opera është një kantier dhe këtë vit do të rihapë dyert dhe do të tërheqesë shumë më tepër vizitorë. Biblioteka kombëtare është e munguar në transformimin. Teatri I kukullave është një karakatinë që na turpëron dhe besoj se deri në fund ne do të hapim themelet e bibliotekës sonë kombëtare dhe të teatrit të ri të kukullave. Patjetër edhe Teatrin e ri Kombëtar të cilin  do ta ndërtojmë se s’bën dhe për turpin e tyre që e kanë baltosur pa lindur. Do e bejme teatrin kombëtar një tjetër kryevepër për të konfirmuar ndërkombëtarisht.  Po njësoj do të rilindim edhe piramidën”, theksoi Rama .

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *