Objektivi i Partisë Socialiste është që brenda qershorit të ketë vaksinuar gjysmë milioni shqiptarë.

 

Me sigurimin edhe të vaksinave kineze, kryeministri Edi Rama deklaroi se brenda pranverës së ardhshme do të jetë përmbyllur procesin e imunizimit. Ai nuk la pa ironizuar kundërshtarët politikë.

 

“Objektivi ynë është për të patur 10 milionë turistë në Shqipëri. Ky objektiv u ndërpre nga pandemia, por me sigurimin e vaksinave sot, ne kemi garantuar që qysh këtë sezon Shqipëria të jetë shumë më e lehtësuar sesa një vit më parë. Do të nxjerrim shqiptarët si shumica e vendeve të tjera evropiane, edhe pse Shqipëria u la jashtë skemës së vaksinave. Kush i gjeti vaksinat? Kush i solli vaksinat? Brenda qershorit, për të dhënë afatin më të largët, do të kemi vaksinuar gjysmë milioni qytetarë dhe brenda pranverës së ardhshme do të kemi përmbyllur procesin e vaksinimit. Dhe jo vetëm kaq, por do të sjellim këtu edhe fabrikën e prodhimit të vaksinave. Kush e bën këtë? Dhëndri? Dhëndri që fton njerëzit në dasmë dhe i lë aty të presin në të ftohtë? Ata? Me kë? Me Dash Shehin, me Gon Dukën, me Dulen, me Gridën, me Mesilën, me Idrizin, me Nard Ndokën? Imagjinoni një palë përballë ku Nard Ndoka duket i vetmi filozof. Pa llogaritur Monikën, Saliun. Mandati i tretë është një mandat për të garantuar përmbylljen e reformës në shëndetësi dhe për të vazhduar rritjen e buxhetit të shëndetësisë. Mandati i tretë është për t’u dhënë fund përfundimisht dy turneve në shkollë, për të bërë gjuhën angleze që në klasën e parë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *