Kryeministri Rama mbajti një fjalë përmbyllëse para anëtareve të kabinetit qeveritar, në fund të mandatit të dytë.

Ai e nisi fjalën e tij me situatën në vend nga Covid-19.

Rama tha se lufta me pandeminë nuk ka mbaruar e se vjeshta dhe dimri parashikohen të jenë të vështirë.

Shqiperia, tha Rama, ka për momentin shifrat më të mira të Covid-19 në rajon.

Kreu i qeverisë deklaroi se qytetarët duhet të vaksinohen për ta bërë më të lehte edhe situatën në vend në muajt në vijim.

 

“Garantimi i vaksinimit masiv, e ka bërë më të përballueshëm edhe situatën nga varianti i ri Delta në vendin tonë. Nese sot ne e kemi situaten nen kontroll, kjo vjen vetem ne saj te vaksinimit te suksesshem, shtoi kryeministri Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *