Subscribe

Kryeministri Edi Rama deklaroi këtë të enjte se vaksinimi në universitete mund të bëhet i detyrueshëm.

 

Shefi i qeverisë, gjatë inspektimit në Rezidencën Studentore Universitare nr. 2., tha se kjo bëhet që të mos lejohet një përshkallëzim i situatës së pandemisë në vend.

 

“Duhet t’ia shpjegojmë rektoratit, vaksinimi për studentët do të jetë i detyrueshëm, që ta dinë që nëse vjen momenti, e të mos thonë “pse s’na thatë, dua ‘sdua”, se ata që kanë pjesë të aktivitetit të tyre bashkë me të tjerë është përgjegjësi që nëse për veten mund të thonë s’dua t’ia di të tjerët, s’mund të t’i marrin të tjerët në qafë. Do vijë momenti që vaksinimi për studentët në auditore të jetë i detyrueshëm. E pamundur që të lejojmë që të kemi një përshkallëzim të panevojshëm të numrave dhe të shkojmë në masa që kurrë nuk duhen kthehen pas. Edhe me pedagogët e njëjta gjë. Nuk ka “nuk dua”, pedagogët që hyjnë në auditor, studentët kanë përgjegjësi të mbrojnë të tjerët dhe shteti ka për detyrë që të mbrojë dikë që është i vaksinuar nga ai që nuk vaksinohet. Mund të mos e bësh, por rri jashtë, nuk futesh në auditor. Mund të vij momenti që për disa kategori të bëhet e detyrueshme dhe këtu, se tjetër gjë për atë që rri në shtëpi, por kush ka punë apo aktivitete të tilla që është në kontakt me njerëzit e tjerë në distanca të afërta nuk mund të thotë s’dua, ose të thotë s’dua por të tërhiqet nga ai ndërveprim deri sa të jetë virusi vërdallë”, tha Edi Rama.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *