Edhe kryeministri Edi Rama iu është bashkuar urimeve për presidentin e zgjedhur të Shteteve te Bashkuara, Joe Biden.

Përmes një mesazhi në “Twitter”, kreu i qeverisë ka dërguar urimet e tij, duke u kujdesur të vlerësojë edhe marrëdhëniet me administratën Trump.

“Ishte një privilegj e kënaqësi bashkëpunimi me presidentin Trump e administratën e tij dhe duke uruar presidentin e zgjedhur Joe Biden për fitoren e tij spektakolare, jam i lumtur të vijoj bashkëpunimin për forcimin e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara”, shprehet rama.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *