Subscribe

Pas takimit të djeshëm me drejtuesit e rinj të Policisë së Shtetit, kryeministri Edi Rama mblodhi sot kryetarët e bashkive, të cilëve iu kërkoi që t’i “vendosin gishtin kokës” dhe se do të përballen me drejtësinë të vetëm nëse përfshihen në afera korruptive.

 

Ai kërkoi nga ata që të mbanin shënime në lidhje me të gjitha problematikat që kanë ndeshur bashkitë në periudhën 2020-2021 në lidhje me prokurimin publik.

 

“Të gjithë pa përjashtim, troç, ti vini mirë gishtin kokës, të kuptoni në mish e në shpirt se mandati i tretë kërkon një përkushtim të trefishtë ndaj popullit, seriozitet të trefishtë dhe ndërgjegjësim të trefishtë për nivelin e performancës së bashkive, agjencive e drejtorive. Duke e mbyllur këtë parantezë, po kthehem tek arsyeja e parë, prokurimet publike. Kërkoj vëmendjen tuaj të plotë në këtë aspekt dhe uroj në reagimi ne tuaj të menjëhershëm dhe të pandërprerë deri në fund të mandatit për të garantuar, cilësi, transparencë. Nuk po i hyj fakteve e shifrave se sa është përmirësuar sistemit të prokurimeve publike, por duke qenë se pakënaqësia është një konstante e punës së përditshme me veten, me ju, me qeverinë, me të gjitha institucionet dhe për prokurimet publike kam kërkuar përmirësim. Sapo ka hyrë në fuqi paketa e re ligjore në fushën e prokurimet publike. Përmirëson ndjeshëm kuadrin rregullator. Paketa e re synon të rrisë integritetin dhe përgjegjshmërinë e të gjitha palëve të përfshira në këtë proces, qoftë autoriteteve kontraktore, qoftë operatorë ekonomikë. Ju ftoj të merrni sa më shpejt në laps ta studioni këtë paketë dhe të kërkoni nga strukturat tuaja për prokurimin të bëjnë të njëjtën gjë. Ju sugjeroj shumë dashamirësisht të mos përziheni me procesin e prokurimeve publik, të mos luani me një zjarr që do të bëhet gjithnjë e më përvëlues në kushtet kur drejtësia e re do ketë gjithë mbështetjen time dhe të PS kundër kujtdo që do luajë me zjarrin”, deklaroi Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *