Subscribe

Kryeministri Rama ka zgjedhur diten e Europes per te ftuar ne nje tryeze liderin e opozites Basha dhe presidentin Meta.

Gjate nje konference per shtyp me ambasadorin e BE lideri I mazhorances Rama theksoi se eshte I gatshem te bashkepunoje me opoziten  per procesin e integrimit .

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Ne jemi gati për t’u ulur në një tryezë të gjerë me presidentin, kryetarin e opozitës dhe të gjithë aktorët e tjerë përfaqësues të institucioneve të pavarura, të drejtësisë, Në një tryezë ku të shprehim vullnetin e përbashkët, secili të bëjë detyrat e veta, jo për t’u imponuar të tjerëve që të bëjnë detyrat e tyre, por për një mesazh të fortë uniteti kombëtar në këtë proces, që deri më sot nuk më rezulton se ka një mendje tjetër.

Nga ana e saj qeveria ka pergatitur grupin qe do te punoje per hapjen e negociatave dhe per here te pare kryeministri Rama ka zbuluar se kryenegociatori shqiptar do te jete nje diplomat karriere Zef Mazi.

Një personalitet i diplomacisë shqiptare, i gjithë pranuar për dijen dhe aftësitë e tij, qoftë kur ka kryer misione, qoftë kur ka kryer detyra të rëndësishme, ambasadori Zef Mazi. Ai do të jetë kryenegociatori. Shpresoj me opozitën parlamentare dhe jo parlamentare dhe presidentin të japim të gjithë një kontribut”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *