Kryeministri Edi Rama ka publikuar një status në facebook të shoqëruar me një sërë fotosh nga impianti I ri modern I futbollit I ndërtuar në Tiranë.

 

Stadiumi që do të inaugurohet zyrtarisht në takimin me Francën ditën e diele do të jetë shtëpia e re e e kuqezinjve.

 

Rama shkruan mes të tjerash”

 

 

“ U kry. Ta gëzojnë brezat! Forca Shqipëria”.

 

 

Nga fotot e publikuara nga kreu I qeverisë tregohen pamjet e brendshme tejet modern të stadiumit të ri kombëtar që ka një kapacitet 21 mijë e 500 tifozë. Të gjitha tribunat janë të mbuluara, me perjashtim të një pjese të vogël të tribunës kryesore.

 

Stadiumi është me 4 yje dhe mund të prese finale te superkupës së europës.

 

Ambjentet e brendshme, të ekipeve, gjyqtarëve, delegateve dhe vëzhguesve, sallat e konferencave, banjotr, zona VIP, , parkingjent, ambjentet e gazetareve janë sipas standarteve bashkëkohore përfshirë këtu edhe barët dhe restorantet për të gjithë tifozët.

 

gjitha biletat për ndeshjen e tyë dieles ndaj Francës janë shitur ndërsa parashikohet që personalitet të jetes politike në Shqipëri dhe kreu I Uefa-s Ceferin të jenë të pranishëm në këtë duel.

 

 

Më poshtë fotot e publikuara nga kryeministri Rama:

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *