Kryeministri Edi Rama bëri një postim sqarues në “Facebook”, ku tregoi masat e izolimit për fundjavën dhe javën e ardhshme.

Ai deklaroi se lëvizja këtë fundjavë do të jetë e njëjtë si ajo e të kaluarës.

“🟢 Këtë fundjavë njësoj si fundjavën e shkuar, në të gjithë vendin do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që kanë autorizim për punë dhe dalja e këmbësorëve do të bëhet me dy fasha: Deri në orën 09.30 vetëm pensionistët dhe nga ora 10.30 deri në 17.30 prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç. Nëse situata me numrat e të infektuarve dhe të të shtruarve në spital vazhdon të jetë e stabilizuar, kjo do të jetë fundjava e fundit me ndalim daljeje për vajzat e djemtë mbi 14 vjeç😊”

Ndërsa duke nisur nga e hëna, në zonat e gjelbra do të lejohet qarkullimi ndërqytetas me makina private dhe fasah orare do të zgjerohet deri në orën 21.00.

“🟢 E gjithë pjesa tjetër e vendit do të jetë e gjelbër dhe qarkullimi ndërqytetas me automjet privat brenda gjithë kësaj pjese do të jetë i lirë, me një regjim orar që do të shtrihet deri në orën 21.00😊 Për këtë pjesë do të mbeten në fuqi vetëm rregullat që ndalojnë grumbullimin e më shumë se pesë personave, aktivitetet kulturore e sportive të çdo lloji, transportin publik si edhe njësitë ekonomike ende të mbyllura🚫”

Sa u takon zonave të kuqe, kreu i qeverisë tha se do të ngelen në fuqi të njëjtat rregulla. Ai shtoi se kontrollet do të jenë të rrepta.

“🔴 Nga e hëna e ardhshme do të mbeten vetëm Zonat e Kuqe të përcaktuara në hartën bashkëngjitur, bashkitë Shkodër, Kurbin, Krujë, Durrës, Tiranë dhe Fier, ku do të vazhdojë i njëjti regjim oraresh lëvizjeje dhe rregullash të qarkullimit si deri tani. Këto zona do të blindohen me postblloqe dhe nuk do të lejohet hyrje-dalja e automjeteve të paautorizuara🚫”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *