Subscribe

Kryeministri Edi Rama u drejtoi një tjetër thirrje naftëtarëve mëngjesin e kësaj të premteje. Ai apeloi që greva të marrë fund sa më parë sepse në rast të kundërt nuk mund të dialogohet e të zgjidhet problemi.

 

“Unë jo vetëm nuk po hesht por po përsëris çdo ditë: Ndalni grevën dhe ulemi diskutojmë për hallin tuaj! Nuk ka negociata me presione e me ultimatume në një familje, po ka qarje halli me logjikë e me zemër të hapur! E thjeshtë:Dilni nga greva dhe do vij unë vetë tek ju menjëherë”, tha Rama në “Twitter”.

 

Thirrjeve të mëparshme të kreut të qeverisë naftëtarët u janë përgjigjur negativisht. Ata kanë deklaruar të prerë se do të vijojnë grevën derisa të marrin pagat e prapambetura e të kthehen në punë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *