Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer thumbat në drejtim të presidentit Ilir Meta sa i takon krizes politike.

 

Në konferencën e zhvilluar me gazetarët, Rama tha se ia qan hallin presidentit në ditë protestash dhe se nuk do donte që të ishte në vendin e tij.

 

Rama deklaroi se Meta është në hall të madh pasi nuk e ka thirrur asnjëherë për të diskutuar në lidhje me krizën politike.

 

“Sa i takon presidentit në kohë protestash ia qaj hallin shoqërisht e miqësisht, politikisht nuk mund të them sepse është jashtë kapaciteteve të mia për ta kuptuar situatën politike të tij por ia qaj hallin. Nuk do të doja kurrë të isha në vendin e tij. Është në hall shumë të madh. Ka shumë të drejtë që nuk më ka thirrur asnjëherë për këtë cështje. E mirëkuptoj thellësisht presidentin. Mbetem në solidaritet njerëzor me të sa herë ka protesta”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *