Subscribe

Fjalën në bashkëbisedimin me gazetarët këtë të martë, kryeministri Edi Rama e nisi me një thirrje për qytetarët.

 

Ai apeloi që të zbatohen me rigorozitet masat anti-COVID, si e vetmja mënyrë, sipas tij, për të shmangur mbylljen e vendit dhe kolapsimin e spitaleve.

 

Kryeministri deklaroi se çdo qytetar mund të ndihmojë në këtë drejtim.

 

“Të jemi sa më të vetëdijshëm që kemi në dorë të gjithë secili në pozicionin e vet, por patjetër së bashku si komunitet, si bashkësi, të shmangim qoftë kalimin e spitaleve në një mbingarkesë që do ta bënte tejet të vështirë trajtimin normal në vazhdimësi të të gjithë atyre që janë në nevojë dhe qoftë mbylljen e përgjithshme. Është e domosdoshme që secili prej nesh, çdo qytetar dhe qytetare, të vetëdijësohet se ka një rol për të luajtur në këto dy drejtime. Në radhë të parë për të mbrojtur shëndetin e vet dhe të familjes së vet. Por duke bërë këtë, jep një kontribut të jashtëzakonshëm për të ndihmuar luftën e përditshme dhe të përnatshme që bëhet në vijën e zjarrit, aty ku trajtohen pacientët e prekur me COVID. Qoftë për të shmangur një mbyllje që do të kishte pasoja të padëshirueshme në të gjithë aspektet, edhe në aspektin e ekonomisë së çdo familjeje.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *