Subscribe

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpjeguar nga çadra e protestës se beteja e opozitës është nje beteje për votën e lire. Berisha nuk ka përmendur ne asnjë rast qeveri teknike, as nuk ka reaguar per deklaratat e ministrit te jashtëm gjerman ne Tirane pak dite me pare; por ai është kujdesur te veje ne dukje se përpjekja per garancinë e votës është nje përpjekje per Shqipërinë evropiane.

 

“Uroj që t’i vi mëndja dhe të pranojë zgjidhjen e ofruar, asgjë tjetër veçse votën e lirë. Vota e lirë për ne, për ju që jeni këtu, për shqiptarët, për opozitën është më e shtrenjtë se çdo gjë tjetër. Vota e lirë është kushti i të gjitha kushteve për Shqipërinë europiane, është kushti i të gjitha kushteve për Shqipërinë e stabilitetit”.

 

Edhe njëherë Berisha ka vene ne dukje se Edi Rama nuk largohet nga posti i kryeministrit.

 

“Beteja është e ashpër dhe ju ftoj të pyesi secili veten: a ikën edi rama? Ja u them unë këtu se. Edi rama më parë vret veten sesa ikën, sepse tentativa suicide ai ka patur jo vetëm një here gjatë jetës së tij. Por këto janë problemet e tij. Për të ikur ai nuk ikën. Për të dëgjuar zërin tonë, ai nuk e dëgjon, por e garantoj se ne do ta bëjmë që ai ta dëgjojë zërin tonë, dhe do ta dëgjojë ju siguroj por më mirë ta dëgjoj tani se sa kur t’ja këpusë veten në dy tëmthat apo në njërën anë.”

 

Sipas Berishës, misioni per votën e lire është një mision per te ardhmen e vendit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *