Subscribe

Nga Elbasani, kryeministri Edi Rama nuk la pa ironizuar Monika Kryemadhin dhe presidentin Ilir Meta.

Të votosh për Kryemadhin dhe LSI-në në zgjedhjet e 25 prillit, shtoi kreu i qeverisë, do të thotë të ofendosh historinë. Ndërsa theksoi se Shqipëria nuk do të bjerë më në dorë të Sali Berishës dhe të Ilir Metës. Për këtë të fundit, ai tha se duhet të ndihmohet “për ta rikthyer në shtëpi sepse e kërkon e bija”.

“Ne nuk jemi si ata që xhirojnë goma, si ata që fusin 12 dhe nxjerrin gjashtë ballokume. I vunë një njollë festës së shqiptarëve, futi 12 ballokume dhe nxori 6. Kalaja e Elbasanit është një nga magnetet më të fuqishme të turizmit, jo vetëm në Elbasan, por për të gjithë Shqipërinë. Duke votuar Evisin votojnë për fëmijët e tyre që s’kanë të drejtë vote, se nuk ua kanë borxh…PD si aeroplan pa bisht, më tregoni 1 tullë që bëri për Elbasanin, apo një shkollë që ndërtoi. Të votosh për Monika Kryemadhin është të ngresh nga varri të gjithë Rilindasit, duhet të ndihmojmë Ilir Metën të kthehet në shtëpi sepse e kërkon e bija”, deklaroi Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *