Nga Vlora, ku zhvilloi takime me qytetarët, kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer ironitë me presidentin Meta dhe drejtuesin politik të PD-së, Bujar Leskaj.

Ai tha para qytetarëve se pas restoranteve, do të dekorojë edhe parukeritë.  Sipas kreut të qeverisë, nuk do të jetë çudi që një ditë Meta të dekorojë edhe Ismail Qemalin.

Ai u ndal edhe te investimet në qytetin e Vlorës, ku u shpreh se tashmë ngrihen njerëzit e Shkodrës dhe kërkojnë që qyteti i tyre të bëhet si Vlora.

“Ma nxinë jetën, thonë të gjithë Vlora, Vlora. Këtë këngë ma këndojnë në vesh, cohën njerëzit në Shkodër e thonë e duam Shkodrën si Vlora, e këta këtu Leskon do të votojnë, apo Ilirin, sepse ka shpallur kadidaturën për të shpëtuar Vlorën. E dinë mirë ata, demokratët, se ca ndodh kur vjen LSI t’i shpëtojë. I mjel e ua bën cicat e lopës copë dhe përfundon PD nga lopë në lepur të lodhur, e kanë parë ata. Ça duan ata, Ilirin? Për çfarë se rrinë me Leskon gjithë ditën dhe del vërdallë natën. Kujt u dha dekorata dje? Restoranteve…Më thanë do të jepte dekorata edhe parukerive në Vlorë. Një president që vjen vërdalle e u jep dekorata heronjve të popullit, ata janë perëndia në tokë, ngrihet një tokësor dhe thotë po ju bëj mjeshtra të popullit. E padëgjuar në historinë e botës. Po qëndroi me Leskon për ja 10 ditë, do të dekorojë Ismail Qemalin, mos u habisni po s’i patë tapë në varrin e Ismail Qemalit duke e dekoruar”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *