Nga Elbasani, kryeministri Edi Rama kritikoi koaliconin opozitar, duke thënë se PD dhe LSI kanë një kontratë dhe se kushdo që kërkon të kthehet në qeveri do të “rrëmbejë copën e vetë”.

Sipas tij, ata që janë pjesë e koalicionit, janë pengmarrësit e çdo mundësie për të zhvilluar një qeveri normale.

“Duan sot të marrin votën për të qeverisur. A e kuptoni që të gjithë këto që janë pjesë e këtij koalicioni janë pengmarrësit, të cilët e kanë të pamundur të qeverisin, pasi secili kërkon copën e vet. Duhet ta çojmë më tutje dhe jo ta kthejmë mbrapa. Fatmir Mediu kërkon të kthehet në qeveri, o karriken s’ka. Dash Shehi, Shpëtim Idrizi dhe Vangje Dule duan të kthehen në qeveri. Nard Ndoka do të kthehet në qeveri, por ky është më i vlefshmi nga të gjithë këta se na bën të qeshim. Do të jetë qeveria e Monikës, dhe e Ilir Metës. Mandati që po mbyllim është një mandat i thyer në mes nga dy goditje të tmerrshme, tërmeti dhe pandemia dhe ia kemi dalë. Shikoja dje në Itali radhat që po bëheshin në pikat ku jepen ushqime falas për njerëzit. Nuk është një situatë rozë askund.”

Ai ka bërë ironi edhe me kandidatin për deputet të Partisë Demokratike në Elbasan, Dash Sula:

“Pikën më impresionuese të karrierës ka pasur në stadiumin e Peqinit. Për ato që nuk lidhin emrin me figurën, është ai pamjet e të cilit bënë xhiro në media, ku doli si laraskë, se shqiponjë është fjalë e madhe, doli si laraskë me pistoletë për të kapur arbitrin. Me Dash Sulën fiton Shqipëri Shqipëria fiton me Dash Sulën.! Dash Sula është hata fare, Elbasanit në Aleksandër Xhuvanit i prezantohet Dash Shula. Ka qenë deputet në shekullin e kaluar dhe rikthehet si një huligan veteran. Kjo është Shqipëria që fiton me Dash Sulën. O zot, Dash Sula”, tha Rama.

Sa i përket taksës së sheshtë, kreu i qeverisë theksoi se rikthimi i saj do të zvogëlojë automatikisht pagën e gjithë pjesë së madhe të shoqërisë.

Lidhur me investimet e bëra në fushën e shëndetësisë, Rama tha se para 2013, spitali i Elbasanit ishte lënë në mëshirë të fatit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *