Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u takua këtë të diel me kryeministrin Edi Rama në Bruksel.

 

Ata nënshkruan marrëveshjen SHBA-Shqipëri për koordinimin e teknologjisë 5G.

 

Në një postim në “Facebook”, kreu i qeverisë e cilësoi një takimi miqësor dhe të dobishëm.

 

Kreu i Departamentit Amerikan të Shtetit e ka pritur shefin e ekzekutivit shqiptar vetëm pak javë pas shpalljes “non grata” të ish-kryeministrit, Sali Berisha, për korrupsion.

 

Sekretari Blinken do të shoqërojë Presidentin Biden në Samitin e NATOS-s më 14 qershor dhe në samitin SHBA-BE në 15 qershor, që do të mbahen në Bruksel.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *