Kryeministri Rama takon paraditen e kësaj të hëne kancelaren Merkel në Berlin.

Fokusi kryesor është ndihma që mund të japë kancelarja dhe Gjermania në kuadër të Konferencës së Donatoreve në 17 shkurt për Programin e Rindërtimit nga tërmeti i 26 nentorit.

Megjithatë vec lobimit për ndihmë në këtë cështje, takimi Rama-Merkel do të shërbeje edhe për të diskutuar mbi procesin integrues të Shqiperisë dhe në mënyrë të vecante mbështetjen e Gjermanisë për hapjen e negociatave në muajit në vijim, maksimumi në samitin e Zagrebit në maj.

 

 

Gjermania është një vend mik dhe partner shumë i rëndësishëm i Shqipërisë. Ashtu siç garantoi Kancelarja Merkel menjëherë pas goditjes tragjike të tërmetit të 26 Nëntorit se “Gjermania dhe Bashkimi Evropian do t’ju mbështesin në këtë kohë të vështirë”, shpresojmë se qeveria federale do të jetë një kontribues i rëndësishëm në fondin e rindërtimit.Viti i ri 2020 që sapo ka nisur është viti i rindërtimit, i ringritjes pas dëmeve të shkaktuara nga tërmeti. Brenda vitit 2020, çdo familje jashtë qytetit që ka humbur banesën individuale do të hyjë në një banesë të re. Po ashtu deri në gjysmën e parë të vitit 2020, duhet të jenë ngritur në qytetet e prekura, të gjitha kantieret e lagjeve të reja, shkruan sekretari i përgjithshëm i PS, Taulant Balla i cili shoqëron Ramën në këtë vizitë të rëndësishme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *