Subscribe

Protesta e një dite më parë e 11 familjeve fermere kundër çmimit të dhënë për shpronësimin e tokës, ku do të ndërtohet me financim turk Spitali Rajonal i Fierit, çoi kryeministrin Edi Rama në një takim me ta.

 

Fermerët nuk janë kundër ndërtimit të spitalit, por pretendojnë se prona e tyre nuk po vlerësohet siç duhet.

 

Sipas banorëve të fshatit Daullas, kreu i qeverisë u ka thënë që ata do të shpronësohen sipas ligjit dhe se projekti për ndërtimin e spitalit nuk do të pengohet.

 

Mes fermerëve ende nuk ka një vendimarrje nëse do të vazhdojnë me protestat. Ata thonë se janë ende në bisedime me pushtetin vendor.

 

Pas kthimit nga Turqia ku mori premtimin e presidentit Rexhep Taip Erdogan për të ndërtuar para zgjedhjeve të 25 Prillit, Spitalin Rajonal të Fierit, kreu i qeverisë përcaktoi shesh-ndërtimin. Pesë hektarë është sipërfaqja që preket nga ndërtimi i tij në hyrje të aksit Fier Levan.

 

Nga marrëveshja mes dy vendeve, fillimisht menaxhimi dhe shefat e pavionëve do të jenë nga shërbimi shëndetësor shtetëror turk dhe më pas do t’i kalojë shqiptarëve. Me gjithë menaxhimin turk, spitali do të jetë publik dhe shërbimi pa pagesë.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *