Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe delegacioni shqiptar është pritur në një takim zyrtar në Shtëpinë e Bardhë nga presidenti amerikan Barak Obama dhe zëvendësi i tij Xho Bajden. Në këto bisedime, që zgjatën për rreth 50 minuta, është diskutuar për çështjen e sigurisë dhe rrezikun nga ekstremizmi, forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe zbatimin e reformave në vend. Duke folur pas këtij takimi, kreu i qeverisë shqiptare theksoi se presidenti Obama ka shprehur interes të veçantë për çështjen e krijimin e mundësisë së të rinjve për të njohur më mirë fetë, si dhe promovimin e bashkëjetesës fetare. Pas takimit me Obamen, në oborrin e Shtëpisë së Bardhe, Rama foli dhe për rëndësinë për të finalizuar reformën në drejtësi, duke vënë theksin të konsensusi ndërpartiak.  Në kuadër të kësaj reforme, kreu i qeverisë shqiptare theksoi se qeveria shqiptare nënshkruan dhe një marrëveshje me FBI-në. I pyetur për qëndrimet e tij ndaj kandidatit republikan Donald Trump dhe duke komentuar reagimet nga klasa politike në Shqipëri, rama tha se mes Bashës dhe Trumpit, ai do të zgjidhte liderin e partisë demokratike shqiptare. Kjo është dita e trete e qëndrimit të kryeministrit shqiptar Edi Rama, në kuadër të vizitës zyrtare ne Shtetet e Bashkuara te Amerikës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *