E premte, 16 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 38 minuta më parë
Video · Vendi

Rama takim të dytë për Tiranën, grupe në terren për të evidentuar problematikat e qytetarëve

Kryeminsitri Edi Rama mblodhi sot për herë të dytë në harkun e 24 orëve të gjithë deputetët aktual, ata që u zgjodhën në 11 maj, përfshirë edhe kandidatët jo fitues së bashku me kryetaren e komanduar të bashkisë Tiranë dhe këshilltarët e saj.

Takimi u mbajt në selinë rozë jashtë vëmendjes së kamerave, ndërsa Vizion Plus mëson nëpërmjet burimeve se në mbledhje fokusi  ishte te menaxhimi i situatës në terren, evidentimi i problematikave nga ana e qytetarëve, krijimi i një raporti kryesor me të gjitha shqetësimet që lidhen në këtë qark.

Reklamë

Po të njëjtat burime bëjnë më dije se në mbledhje nuk pati një diskutim sa i takonë zgjedhjeve të mundshme në Bashkinë e Tiranës, por nuk përjashtohet mundësia që në ditët në vijim te ketë diskutime konkrete për këtë çëshjte.

Ndërkohë, aktulisht pjesëmarrja do të fokusohet  në krijimin e disa grupeve të punës në terren, ku Ogerta Manastirliu së bashku me kryetaren e komanduar Anuela Ristani  do të organizojnë grupet e punës për  hapësirat publike me deputetët dhe drejtuesit e njësive administrative.

Reklamë

Çështjet e trafikut në kryeqytet do të administrohen nga Blendi Gonxhja dhe Enton Punavija shoqëruar nga grupi përkatës, ndërsa Financat do të shihen me prioritet nga Petrit Malaj dhe Delina Ibrahimaj.

Takimi në Tiranë erdhi fill pas situatës së tensionuar në Vlorë për shkak të problematikave në keq menaxhim./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë