Subscribe

Kreu i qëverisë Edi Rama, i cili ka qënë i ashpër me stukturat  fiskale, duke i konsideruar ato jo efektive.

 

Kryeminsitri ngriti shqetësimin se informaliteti ka njohur rritje këto kohë, teksa evidentoi se janë 15 mijë biznese që nuk raportojnë asnjë lekë xhiro në kasa.

 

Corganizm dhe anarki brenda administratës ku janë rishfaqur fenomene të vjetra ku në mënyrë induviduale apo në grup punë në mënyrë korruptive. Kujt tja kërkoj përgjegjësinë që 15 mijë biznese aktive nuk raportojnë në kasë, nga 112 mijë që janë gjithësej. Pse nuk gjobiten kompanitë e kasave fiskale teksa ligji është I qartë në këtë drejtim.

 

Për kreun e qeverisë janë mbi 1500 biznese turizmi të rregjitruara në platformat one linë, por që nuk kontribuojnë me taksa dhe tatime në buxhet dhe për këtë ai fajësoi tatimorët.

 

Nisur nga kjo situatë,  Rama njoftoi se së shpejti do të vihet në fuksion prjekt I I ri ai i fiskalizimit të faturës tatimore, një projekt ky I cili do të zbatohet nga një kompani kroate, por që është shoqëruar me pikpyetje lidhur me kosoto që ai do të mbartë për biznesin

 

Në mbledhjen me strukturat e tatimeve, Rama njoftoi edhe drejtoren e re të tatimeve. Ajo është Delinda Ibrahimaj e cila mbante postin e drejtores së INSTAT-it.     

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *