Kryeministri Rama, njëherazi edhe drejtues i PS nuk i kurseu akuzat edhe në drejtim të përfaqësuesve të mazhorancës. Ai pati për të gjithë nga pak, duke nisur nga ministrant, deputetet apo kryetarët e partive, të cilëve I kërkoi të angazhohen maksimalisht për të dëgjuar njerëzit dhe të punojnë më shumë, ose ndryshe të hapin krahun dhe ti lëjnë vendin njerezve me energji të reja. Ai vlerësoi shumë gjithashtu edhe rolin e gruas brenda organizatës socialiste.

 

“Duhet të hapë krahun kush se ka kuptuar që PS nuk është pronë e asnjë shefi, nga kryetarët e organizatave e deri te shefat në Tiranë. Akoma sot në 2020 kemi gardhe dhe mure për të kapërcyer për njerëzit që duan të na bashkohen pa fund. Kemi kryetarë organizatash, deputetë që jo vetëm nuk arrijnë ti shtyjnë këto gardhe dhe mure por i justifikojnë këto gardhe e mure. Ju doli keq ju që e latë partinë në dorën time? Kulmi, akoma nuk kemi bashkëkryetare gra në organizatat e PS. Po e latë në dorë të Kryesisë së PS, deputetëve dhe shefave nuk do bëhet kurrë. Refuzoni çdo kryetar organizate që nuk pranon një gjë të tillë, refuzojeni, shkatërrojeni fare. Nëse ka mundësi reale që të shtojmë forcën tonë elektorale janë gratë. Vetëm gratë. Nëse ka një arsye madhore për të qenë krenar për PS që nuk do të mund dot ta zëvendësojë askush në këtë pikë është fakti që falë kësaj partie jemi ndër 5 vendet e para të botës që pranojmë barazinë në qeverisje. Ka shumë analistë por dhe brenda nesh që thonë se gratë në qeveri i kemi me profil të ulët, janë teknike dhe ne na duhen politike. Kjo është mënyra e gabuar për të parë se për çfarë janë ministrat dhe çfarë duhet të bëjnë ministrat.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *