Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur studentëve protestues, të cilët kërkojnë investime në infrastrukturën universitare dhe atë akomoduese, pasi fituan betejën për tarifën mbi lëndët e mbartura e cila u hoq me vendim të Këshillit të Ministrave.
Përmes një video të publikuar në Facebook, shefi i qeverisë tregon se tregon se investimet ka nisur nga konviktet e Inxhinierisë do shtrihet në të gjitha konviktet e kryeqytetit ku janë akomoduar studentët
Rama ndër të tjera thekson qeveria ka nisur një investim prej 18.8 mln euro në konvikte.
“Meqë po diskutohen këto ditë edhe kushtet e godinave për studentët, ja prova që kjo qeveri, si asnjë tjetër më parë, ka nisur një investim masiv (18.8mln€ Faza 1) në bashkëpunim me qeverinë gjermane, për të ndryshuar rrënjësisht situatën e trashëguar të konvikteve. Ndiqeni deri në fund sepse nis si 3D po vazhdon si realitet i prekshëm i kantierit të parë të këtij projekti”.