Kryeministri Edi Rama sqaroi sulmet e tij ndaj Bashkimit Evropian për vaksinat. Duke ju përgjigjur një qytetari në “Facebook”, shefi i qeverisë tha se nuk hedh poshtë ndihmën e BE për Shqipërinë, por qëndrimin për vaksinat nuk e ndryshon.
“As nuk e kam harruar dhe nuk e harroj që Bashkimi Evropian e ka ndihmuar Shqipërinë, qyshse vendi ynë doli nga burgu i diktaturës e deri me sot. Përkundrazi, e kam çmuar dhe e çmoj pa lëkundje Bashkimin Evropian, për njëmijë e një arsye, përfshire pa dyshim edhe ndihmën e paçmuar që i jep Shqipërisë tash 30 vjet. Unë kam folur për një çështje konkrete në një situate konkrete, lidhur me vaksinën dhe nuk i heq asnjë presje atyre që kam thënë! Lënia jashtë e vendeve te rajonit tone në shpërndarjen e vaksinës kundër COVID nga ana e BE, nuk ka asnjë justifikim në asnjë plan dhe këtë e kupton çdokush që bën sikur s’kupton!”
Vendimmarrjen e Bashkimit Evropian për të mos mbështetur Ballkanin Perëndimor në procesin e vaksinimit Rama e ka quajtur absurd e të papranueshme.
Bashkimit Evropjanë nuk i bëhet aspak vonë per Ballkanin që Evropes i bëjn kokqarje e lemosh.
Shqipetaret duhet ta kuptojn se be gjithmon ka punu kunder interesave te shqipetarve dhe ka mashtru shqiptaret sna kan lan leht as eurpa e as rusia po be duhet te bazohemi ne vendin ton be risorset tona dhe ti ruaj ato qe i kemi e te fillojm ta kushtzojm mr gjera kush ka nevoj per ne do ti ndan atk qe na nevoiten edhe neve per ndryshe ska