Kryeministri Edi Rama bën me dije se sot hap dyert Kopshti Zoologjik i Tiranës.

.
Rama thotë se Tirana Zoo Park është një nga hapësirat më moderne në rajon, për të njohur nga afër botën e kafshëve. Edhe Bashkia e kryeqytetit ka njoftuar se sot, më 4 qershor, Kopshti Zoologjik do të hapet zyrtarisht.

 

“Mirëmëngjes, dhe me dhuratën e shumëpritur për të gjithë fëmijët, Tirana Zoo Park, që hap dyert sot, i rilindur si një nga hapësirat më moderne në rajon, për të njohur nga afër botën e kafshëve, por edhe plot ambiente çlodhëse për të vegjël e të rritur, ju uroj një fundjavë të bukur”, shkruan kryeministri.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *