Gjatë prezantimit të paketës fiskale me një përfaqësi të biznesit të vogël, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se sot janë 2400 biznese të vogla më shumë se para mbylljes totale nga pandemi.

 

Sipas Ramës, rol të rëndësishëm në rritjen e kësaj shifra ka luajtur dhe mbështetja që u dhanë bizneseve të vogla gjatë pandemisë.

 

“Sot ne kemi shifrën tjetër të rëndësishme për rimarrjen e të gjithë ritmit nga biznesi i vogël pas mbylljes dramatike nga pandemia. Në tetor të 2021 janë 2400 biznese më shumë sesa përpara mbylljes nga pandemia. Patjetër që ka pasur biznese që kanë mbyllur aktivitetin, është normaliteti i këtij sistemi që kemi zgjedhur por ka pasur dhe nga ata që kanë hapur, madje më shumë. 2400 biznese të vogla më shumë, me siguri ka luajtur rol edhe mbështetja që u dhamë bizneseve të vogla gjatë pandemisë, duke ua hequr lakun nga fyti, pa qenë në kthetrat e falimentimit”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *