Subscribe

 

Qeveria do të ndalojë çdo lloj tarife për kalimin në “Rrugën e Kombit”, deri sa të gjendet zgjidhja për banorët e pjesës verilindore të vendit. Në sallën gjysmë bosh të parlamentit, kryeministri Rama tha se ekzekutivit do të bëjë gjënë e duhur.

 

Pa dashur të justifikohet, shefi i ekzekutivit bëri një “mea culpa” për vendosjen e tarifës pa u konsultuar më gjatë.

 

E ndërkohë që protesta zgjat prej disa ditësh për tarifën e kalimit të “Rrugës së Kombit”, Rama tha se për ndërtimin e saj janë paguar 1.3 miliardë euro nga qeveria e PD-së. Para të marra borxh, të cilat ende paguhen nga buxheti i shtetit.

 

Ndërkohë që opozita gjendej në protesta, Rama tha se meraku i ligjvënësve të pakicës parlamentare nuk është rruga, por frika nga drejtësia.

 

Para deputetëve të mazhorancës, Rama ka mbrojtur koncesionet e dhëna nga qeveria e tij, pasi ajo është forma më e mirë për t’u dhënë shërbimet më të mira e pa pagesë qytetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *