Kryeministri Edi Rama ishte sot në Prezë, në familjen e Fatmir Kurtit. Rama u shpreh se, “siç luftuam dhe fituam për Vetingun, do të luftojmë e fitojmë për të rritur ekonominë dhe punësimin si asnjëherë më pare”.

 

“Kemi bërë shumë. Më shumë akoma mbetet për të bërë. Po ka edhe shumë për të humbur, nëse Partia Socialiste nuk mban, pa të tjerë në prehër, timonin e reformave”, tha Rama.

 

Rama i shoqëruar edhe nga ish- ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka folur edhe për ekonominë e vendit. Rama ka theksuar se ekonomia është përmirësuar ndjeshëm falë punës së bërë gjatë kësaj periudhe, por sipas tij ende nuk është bërë sa duhet, prandaj ka edhe shumë punë për tu bërë.

 

“Siç luftuam dhe fituam për Vetingun, do të luftojmë e fitojmë për të rritur ekonominë dhe punësimin si asnjëherë më parë. Kemi bërë shumë. Më shumë akoma mbetet për të bërë”, u shpreh Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *