Subscribe

Shqipëria, është vendi i parë ku Frontex, agjencia evropiane për ruajtjen e kufijve do të operojë jashtë BE-së.

 

50 oficerë të shtetësive të ndryshme mbërritën këtë të martë në Tiranë dhe duke nisur që nga e mërkura do të dislokohen në zonen kufitare tokësore mes Shqipërisë dhe Greqisë.

 

Fabrice Leggeri, drejtori ekzekutiv i agjencisë theksoi se Frontex nuk do të zëvëndësojë punën e policisë shqiptare por do ti mbështesë gjatë kryerjes së detyrës me burime njerëzore dhe mjete speciale.

 

FABRICE LEGGERI

DREJTOR EKZEKUTIV I FRONTEX

“Synimi operacionit është mbeshtetja e kontrollit kufitar, lufta kundër trafikimit të qënieve njerëzor, terrozimit, drogës dhe armëve. Oficerët tanë do të mbëhstesin gjithahstu zbulimin e mjeteve te vjedhura , kontrollin e dokumentacionit për emigrantët dhe cdo veprim do kryet ne prani të oficerëve shqiptarë”.

 

Në lançimin e nisjes së operacionit, komisioneri evropian për migrimin, punet e brendshme dhe shtetësië Dimitris Avramopoulis theksoi mbështetjen e tij në rrugtimin e shqiprsë drejt BE-së.

 

DIMITRIS AVRAMOPOULOS

KOMISIONERI EVROPIAN PER MIGRIMIN

“ para së të nënshkruaj me lejoni te them 2 gjera. Jam i lumtur që tashme kemi nje polici funskionale evropiane per kufinin dhe e dyta kam dashur gjithmon ta shoh shqipërine sa më afer BE-së dhe vend anëtar të familjes europiane ”

 

Në konferencën për shtyp pas zyrtarizimit të Frontex, kryeministri Rama theksoi se shqipëria tashmë po jep ndihmën e saj për sigurinë në Bashkimin Europian.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Ne do të jemi në gjendje t’u tregojmë miqve dhe partnerëve në BE edhe më mirë edhe më shumë fakte dhe prova të padiskutueshme për të qenë në këtë copëz të vogël të Europës një partner i besueshëm dhe tërësisht i besueshëm në përballimin e flukseve migratore.Nisja e zbatimit të këtij projekti, një marrëveshje që e bën Shqipërinë vendin e parë të Ballkanit, që do të patrullojë kufijtë e jashtëm përbën një arsye për të qenë të vetëdijshëm se sa e rëndësishmen është që të kemi sukses edhe në funksion të zgjerimit të mëtejshëm. Përfitimet në fakt janë disa, sepse marrëveshja i hap rrugë bashkëpunimit në informacion dhe analizën e fluksit si dhe përballimit të fluksit nga vendet migratore nga vendet e treta. Shqipëria është përballur me një rritje të flukseve të migracionit 6.7 herë më shumë në 2018 krahasuar me vitin 2017.”.

 

I pyetur nga mediat mbi kërkësën e Holandës për te rikthyer vizat për shqiptarët, komisioneri Avramopoulos dha këtë përgjigje:

 

DIMITRIS AVRAMOPOULOS

KOMISIONERI EVROPIAN PER MIGRIMIN

“ Deri më sot nuk ka ardhur asnjë njoftim për pezullim të lëvizjes së lirë për asnjë vend, por nëse kjo ndodh më besoni që ne do të bëjmë një analizë të thellë të pretendimeve mbi të dhëna apo fakte per vendin x ”

Avramopoulos vlerësoi ecurinë e reformës në drejtësi dhe luftës kundër kultivimit të kanabist por tha se duhet më shumë punë për të ulur edhe më tej numrin e kerkesave për azil të shtetasve shqiptarë në zonën Shengen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *