Kryeministri Edi Rama reagoi për të dytë herë brenda një dite për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Duke shpërndarë mesazhin e aktorit Çun Lajçi, Rama u shpreh se debati i krijuar këto ditë është vulgar sepse godina e re do të futet në listën e teatrove më të mirë evropianë.

“Po ta njihja personalisht apo po të mos më kishte thumbuar edhe mua në rreshtat bashkëlidhur, nuk do ta postoja këtu çka ai ka postuar me një vrazhdësi kaq të kthjellët, mbi këtë sherrnajën vulgare për një godinë të gabuar që u shemb me një vonesë dhjetra e dhjetra vjeçare! Uroj ta takoj Çunin e Bjeshkëve të Namuna kur si dy “të çmendun” mes plot normalësh, të hapim dyert e Teatrit të Ri Kombëtar, i cili nuk do të jetë si ai i Shkupit nga forma neoklasike e zgjedhur për arsye ideologjike, por padiskutim do të jetë një Teatër Kombëtar që do të hyjë në listën e teatrove më të bukur europianë të ndërtuar në kohët moderne😊”

Sipas Çun Lajcit, Tiranës i duhet një teatër i ri sepse i vjetri nuk kishte kushtet e nevojshme. Ai theksoi se fakti që godina sot është e rrënuar nuk do të thotë se arti zhduket sepse ai jeton në zemër e mendje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *