Subscribe

Edi Rama zgjodhi rikonfirmimin e Erion Veliajt si kandidat per Bashkine e Tiranes, per t’ju drejtuar jo vetem qytetareve por edhe opozites.

Në fillim, ai i bëri të qartë opozitës se nuk do të ketë shans ta marrë pushtetin në tavolinë.

 

“Ka vetëm një rrugë, në fund të ditës vendos populli se kush e fiton dhe kush humbet betejën. Janë zgjedhjet e 30 qershorit që do vendosin se çfarë bashkish duam. Lulzim Bashës dhe atyre që  e ndjekin pas i themi që na vjen keq. Premtuat se do jeni zëri i atyre në parlament. Por një ftesë e kam ende për ju. Jeni ju qe keni rrokatisur kokën shqiptare dhe ndërkombëtarëve për reformën zgjedhore dhe votimin elektronik.

 

Me pas kreu i qeverise i drejtoi nje oferte opozites lidhur me reformën zgjedhore, por njëkohësisht e sfidoi edhe me zgjedhje të parakohshme.

 

Hajdeni, ulemi ta miratojmë së bashku atë reformë, biem dakord t’i eksperimentojmë në disa zona që në Qershor edhe votimi dhe numërimin elektronik, dhe meqë e keni me shumë qejf temën e shitblerjes së votës, jemi gati të miratojmë në kuvend çdo masë të që mund të propozojë znj. Monika Kryemadhi. Pastaj e kalojmë vetë ne në Kuvend me deputetë e rinj. Nëse ju në zgjedhjet e 30 qershorit fitoni një bashki të vetme më shumë se ne, ne jemi gati të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare që në vjeshtë”.

 

 

 

Lideri i mazhorancës u shfaq optimist për fitoren në zgjedhje, e për këtë ftoi socialistët të bënin foto të takimit e t’i shpërndanin ato në rrjetet sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *