Kryeministri Edi Rama iu ka bërë sërish thirrje naftëtarëve të Ballshit që të ndërpresin grevën e urisë dhe të ulen për të biseduar.

Në një postim në “Twitter”, kreu i qeverisë theksoi se qeveria nuk është është shkaktare për gjendjen në të cilën ndodhen naftëtarët sot. Ndërkohë, shtoi se problemet nuk zgjidhen me presion e ultimatum.

“Naftëtarët duhet të dalin nga greva që të bisedojmë për të mos i lënë vetëm në këtë hall që as e ka shkaktuar qeveria, as zgjidhet me presion e me ultimatume! Ne nuk kemi shkop magjik, po kemi gjithë vullnetin të lehtësojmë situatën. Me logjikë dhe solidaritet si një familje”, shkruan Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *