Subscribe

Në vizitën e tij në Kosovë, kryeministri Edi Rama mbajti një konferencë të përbashkët me homologun e tij, Albin Kurti, ku u ndal te masa e reciprocitetit për targat e automjeteve nga Serbia, si dhe te trazirat në veri të Kosovës.

 

Ndërsa e konsideroi reciprocitetin një normë elementare, Rama theksoi se njohja e Kosovës duhet të jetë një realitet i pakthyeshëm për Serbinë.

 

“Serbia duhet ta njohë këtë realitet të pakthyeshëm. Sot jemi dëshmitarë të manovrave teatrale-ushtarake të Serbisë në kufirin me Kosovën. Ato në fakt nuk mbrojnë serbët në kufi, siç pretendojnë vetë qeveria e Kosovës dhe disa gjeneralë të ushtrisë së humbur të Serbisë në luftën me Kosovën. Qytetarët serbë në Kosovë jetojnë shumë të sigurt. I paguhen edhe faturat e energjisë elektrike si askund në botë. Institucionet atje janë pikërisht për t’i shërbyer atyre qytetarëve serbë, të cilët janë pengje të stanjacionit në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *