Subscribe

Lufta pa kompromis kundër krimit të organizuar do të jenë objektivi kryesor i qeverisë në 100 ditët e para të këtij mandati. Në Asamblenë Kombëtare të PS-së, kryeministri Rama paralajmërojë nisjen e operacionit kombëtar kundër rrjeteve kriminale.

 

E paralelisht me luftë kundër krimit, por edhe reforma në drejtësi e më konkretisht procesi i Vettingut, mbetet për qeverinë prioritet.

 

Rama tha se qeveria do të angazhohen në pastrimin e çdo niveli të administratës nga të korruptuarit.

 

Rama tha sa do të punohet fort për afrimin e vendit me Bashkimin Europian.

 

Në një përmbledhje që i bëri prioriteteve të qeverisë në 100 ditët e para, kryeministri vuri theksin tek investimet në infrastrukturë, si për të përfunduar segmentet e trashëguara, ashtu edhe në hapjen e akseve të reja.

 

Të gjitha brenda standardeve më të larta ndërkombëtare.

 

Reformim të thellë do të pësojnë administrata e burgjeve dhe të hipotekave, ku sipas kreut të qeverisë, llumi kishte kapur majat.

 

Rama nënvizoi vijimin e reduktimit të dokumenteve që qytetarët apo biznesi duhet të paraqesë në zyra të shtetit. Shëndetësia, arsimi, bujqësia dhe çdo sektor do ndryshojë mënyrën e të punuarit, për të qenë më pranë qytetarëve, tha kryeministri Edi Rama.

 

Ne videon e meposhtme mund te ndiqni fjalën e plotë e kryeministrit Rama në Asamble:

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *