Subscribe

Pas nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare mes Kosovës dhe Shqipërisë, kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij, Albin Kurti, po zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

 

Ndërsa tregoi se cili është objektivi i marrëveshjes, kreu i qeverisë theksoi se më në fund do të marrë fund radha për të kaluar doganën.

 

Ndonëse një pesë e marrëveshjeve kanë ngecur, Rama thekoi se shumë prej tyre kanë gjetur zbatim, ndërsa shtoi se të dy vendet do të kenë fitime pas firmosjes së këtyre marrëveshjeve.

 

“Dua të nënvizoj marrëveshjen që çon në një nivel të ri bashkëpunimin doganor, një kërkesë legjitime e kahershme, e kohës, e eksportuesve dhe importuesve në të dy anët e kufirit, të cilët do të jenë përfituesit e drejtpërdrejtë, por edhe ekonomitë e vendeve tona do të kenë përfitimin e tyre. Nënvizoj se eliminimi i të gjitha procedurave të dyfishta është objektivi ynë në të gjithë sektorët dhe faktikisht në rastin konkret, krijimi i manualit të ri të përbashkët në doganën e Durrësit është kyçi për atë që thashë, ngritjen në një nivel tjetër të lëvizjes së lirë në raport me procedurat doganore. E treta, dua të nënvizoj dhe besoj se është lajm i mirë. Tanimë është dakordësuar krijimi i një regjimi të ri doganor në kufi duke pasur parasysh që të mos krijohen radhë të pafundme kontrollesh.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *