Kryeministri Edi Rama reagoi pas kërcënimeve të Drejtuesit Politik të PD në Dibër, Xhelal Mziu për të përsëritur ngjarjen e Elbasanit, nëse tentohet blerja e votës.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, Rama deklaroi se këta politikanë duhet të ndëshkohen nga populli më 25 prill sepse duan ta kthejnë Shqipërinë tek e kaluara.

 

“Ndjesa e këtij trogloditi nuk vlen asnjë qindarkë! Ky është një subjekt i vetëdeklaruar i drejtësisë penale, ndërsa kjo soj politike duhet të jetë subjekt i drejtësisë popullore në 25 prill! Kush vjen në pushtet duke vrarë, dhunuar e kërcënuar edhe pushtetin e ushtron duke vrarë, dhunuar e kërcënuar! Populli duhet t’u tregojë këtyre gangove me kravata dhe atyre që janë armatosur për të sjellë ndryshimin së prapthi në Shqipëri, se Shqipëria dhe shqiptarët nuk kthehen më mbrapsht! Në 25 prill votohet për fëmijët që s’kanë të drejtë vote, por që asnjë borxh nuk u kanë prindërve të tyre kthimin e reve të zeza të së shkuarës mbi kokat e tyre! Shqiptarë e shqiptare kudo që jeni! Tregojeni me votën tuaj, forcën e madhe të karakterit që Shqipëria kërkon sot prej të gjithë ne, në rrugën drejt majës ku duhet të vazhdojmë të ngjitemi, për ta bërë Shqipërinë zonjën që Zoti deshi, kur i fali bujarisht bukuritë e saj përrallore❤️🇦🇱”

 

Për deklaratën e Mziut reagoi edhe ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ndërsa vetë kandidati i PD kërkoi ndjesë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *