Subscribe

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes në Elbasan, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën katër persona të tjerë.

 

Përmes një postimi në “Twitter”, kreu i qeverisë shprehet se nuk duhet të humbasin qetësinë dhe as besimin se 25 prilli do sjellë bashkimin e shqiptarëve.

 

‘’Dëshpërimi i humbësve nuk duhet e nuk do të na bëjë të humbasim as qetësinë, as durimin, as besimin se 25 prilli do të sjellë bashkimin e shqiptarëve për ta ngjitur Shqipërinë në majën e merituar dhe ndëshkimin kuptimplotë të forcave që duan të ribëhen gjarpër rreth këmbëve tona”, shkruan Rama

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *