Kryeministri Edi Rama e ka quajtur “një darkë të bukur” takimin me homologun e tij, Kyriakos Mitsotakis, për të cilin tha se ofroi përzemërsisht mikpritjen e tij.

Në një postim në “Facebook”, kreu  i qeverisë shkruan se marrëdhëniet mes dy popujve janë busulla “drejt shkëlqimit të marrëdhënieve mes dy vendeve”.

“Athinë-Një darkë e bukur me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, që ofroi përzemërsisht mikpritjen e tij. Marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy popujve janë busulla jonë drejt shkëlqimit të marrëdhënieve mes dy vendeve”, shkruan Rama.

Mediat greke raportuan këtë të martë se një nga pikat kryesore që është diskutuar në darkën mes kryeministrave është edhe çështja e detit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *