Që prej nisjes së fushatës së vaksinimit, Shqipëria ka arritur këtë të premte në kotën e 250 mijë vaksinimeve

Lajmi u dha nga kryeministri Edi Rama, me anë të një fotoje të publikuar në “Facebook”.

Deri tani, kategoritë e vaksinuara janë të moshuarit, mjekët, infermierët, stomatologët, farmacistët, arsimtarët, edukatorët, punonjësit e rendit dhe punonjës të medias.

Ndërkohë, 100 mijë vaskinat Sinovac që mbërritën dje do të shpërndahen në të gjitha pikat, pasi në pak ditë pritet të ulet fasha moshore në +65.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *