Kryeministri Edi Rama bën të ditur se për disa javë përfundojnë punimet në një bllok pallatesh në Kavajë, ku do të hyjnë 359 familje, shtëpitë e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Kreu i qeverisë ka publikuar edhe një video në Facebook, përmes së cilës tregon punimet në bllokun e pallateve.

“Mirë mëngjes! Dhe me bllokun e ri të banimit në Kavajë, ku për disa javë do të hapen dyert për 359 familje që humbën shtëpitë nga tërmeti, ju uroj një javë të mbarë”, shprehet Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *