Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamjë nga shkolla 9-vjeçare dhe kopshti “Kastrioti” në Derven të Krujës.

Krahas fotove, kreu i qeverisë shprehet se tashmë këto godina janë më të bukura dhe më të forta nga çfarë ishin më parë.

Rama theksoi mes të tjerash se në zonat e goditura nga tërmeti i 26 nëntorit po vijon punë çdo ditë.

“Kjo është shkolla 9- vjeçare dhe kopshti “Kastrioti” në Derven të Krujës më e madhe, më e bukur edhe më e forte. Puna po vijon përditë, në kantiere me cilësi shembullore, ku punohet me orë të zgjatura e ku po marrin formë godinat e pakrahasueshme me ato që shkatërroi tërmeti”, shkruan Rama.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *