Subscribe

Kryeministri i vendit Edi Rama e cilëson tubimin si proteste te opozites, dhe jo e popullit shqiptar. Në një intervistë për gazetën italiane “Il Messaggero”  Rama shprehet se Shqipëria është në prag të zgjedhjeve lokale e opozita është shumë pas.

 

Edi Rama

“Por çfarë proteste të popullit! Këtu nuk jemi ballafaquar me xhaketa të verdha ose me studentë, sindikata apo forca të tjera shoqërore. Më vjen keq që mediat italiane kanë dhënë aq shumë rëndësi për një manifestim të opozitës në të cilën ka nxitur dhunën . Opozita është shumë prapa në sondazhet, është e humbur në pothuajse në çdo qytet”

 

Për largimin e opozitës nga parlamenti, Rama shprehet:

 

 

 

 “Më thoni ju, edhe ju keni kaluar nëpër një fazë të re të një opozite tjetër që është tani në qeveri, por kurrë nuk kam dëgjuar që ju kërcënoheni për të djegur mandatet parlamentare”.

 

 

I pyetur për akuzat e opozitës se janë vjedhur 20% e votave, kryeministri Rama thekson se OSBE legjitimoi rezultatet sipas standarteve ndëkombvëtare, dhe opozita nuk e kundërshtoi certifikimin.

 

 

“OSBE plotësisht legjitimoi rezultatet, si rezultat i zgjedhjeve sipas standardeve ndërkombëtare dhe kundërshtarët tanë nuk i kundërshtuan deri në tetor, kur filloi beteja për udhëheqjen në partinë e tyre. OSBE vetëm ka rekomanduar që reforma zgjedhore të përmirësojë sistemin dhe ne e kemi ftuar opozitën ta shkruajë atë dhe ne do ta kishim miratuar. Në vend të kësaj ata u larguan nga Parlamenti për 6 muaj. Ata thonë se me Edi Rama ata nuk kanë asnjë shans për të fituar. Dhe ata duan që unë të jap dorëheqjen për të bërë një qeveri tranzitore. Do të ishte sikur t’i kërkoje Juventusit, pse është shumë i fortë, të pranojë  trajnimet e tjera, jo trajnerin e tij, ai kthehet në renditjen duke cuar kampionatin nga zeroja … pa Ronaldon!

 

Pyetjes se cfare mendimi ka per kercenimet e Berishes, se Rama do te kete nje fund te tmerrshem, kryeministri iu pergjigj:

 

«Ai thote se une meritoj nje plumb ne balle por nuk dua ta komentoj kete. Mos harrojme qe Shqiperia ne kohen e tij digjej e tera. Berisha kerkon vetem te pengoje reformen ne drejtesi. Jane rreth 50 prokurore dhe gjykates qe I kemi nxjerre deri tani jashte sistemit. »

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *