Kryeministri Edi Rama një ditë para protetës së paralajmëruar të opozitës të hënën në orën 20:00 ka dhënë një mesazh për drejtuesit kryesorë të opozitës.
Shefi i qeverisë përmes një thënie të Martin Luther King, thekson se të gjithë e dimë se protestat e dhunshme s’të çojnë në fitore por ato sërish i bëjnë.
“Përtej aspektit moral, limiti i protestave të dhunshme qëndron në faktin se ato s’të çojnë në fitore dhe këtë e dinë edhe ata që i bëjnë. Pra protesta e dhunshme s’është revolucionare po reaksionare, sepse ndjell humbjen.
Martin Luther King”




