Subscribe

Takimi i kryeministrit Edi Rama me homologun spanjoll, Pedro Sanchez, është mbyllur me nënshkrimin e dy marrëveshjeve, në fushën e arsimit dhe të drejtësisë.

 

Memorandumi i parë i firmosur nga dy shefat e qeverive, ka të bëjë me bashkëpunimin në arsimin e lartë, e konkretisht në angazhimin e qeverisë për të sjellë emra të njohur të universiteteve spanjolle në ato shqiptare.

 

E dyta, ishte ajo e njoftuar pak ditë më parë edhe nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, për çështjet e ekstradimit mes dy vendeve.

 

Nënshkrimi i marrëveshjeve u parapri nga pritja e kryeministrit Edi Rama, nga presidentja e kongresit të deputetëve të Spanjës, ndersa pati një takim edhe me sekretarët e shtetit për Evropën, Tregtinë dhe Industrinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *