Me bindjen se protestat në demokraci janë të dobishme, kryeministri Edi Rama kërkoi në prezantimin e ministrit të ri të Brendshëm Bledi Çuçi që të mos përsëriten me skenat e përdorimit te te miturve për qëllime politike. Megjithatë shefi i qeverisë nënvizoi se sjellja e mazhorancës ndaj protestave ka qenë krejt e ndryshme nga ajo e qeverisjeve te mëparshme.

Kryeministri deklaroi se nëse nuk do te ishte ne këtë pozicioni edhe ai do te kishte dalë në protestë ndërsa u kujdes ta cilësonte vrasjen e Klodianit jo aksidentale ndryshe nga vendimi i qeverisë për dhënien e pensionit familjes Rasha.

“Edhe unë vetë do të kisha dalë në proteste për të kërkuar drejtësi për Klodianin në atë moment të parë kur shoqëria reagon si një familje sepse një anëtar ka humbur jetën jo aksidentalisht por për shkak të atyre qe familja ka besuar për tu mbrojtur. Gjuha e përdorur ne dokumente është e tillë.”

E për ta bërë të besueshme sjelljen e ndryshme mes socialistëve dhe demokratëve ne respektimin e te drejtave të qytetarëve Rama iu referua protestave gjatë qeverisjes së tij nga ajo e armëve kimike tek tubimet, ku u përfshinë te miturit për vrasjen e Klodian Rashës. Lideri i mazhorancës vlerësoi maksimalisht sjelljen e uniformave blu gjatë protestave.

 

Policia nuk e ka tejkaluar kurrë kompetencën, agresion nder vite ndaj policisë. Synohet nxitja e dhunës me qëllimin e absurd te përmbysjes se regjimit.

 

Sulmet e vazhdueshme ndaj uniformave blu kryeministri Edi Rama i lidh me faktin qe policia është gjithnjë e me pak e pushtetit por e individëve. Rama nuk kurseu falenderimet edhe për Sander Lleshajn i cili dha dorëheqjen pas vrasjes se te riut nga policia.

 

Ne fjalën e fundit përpara bashkëpunëtoreve Sander Lleshaj shprehu besimin se pasardhësi do te vijojë punën nisur prej tij, ndërsa zbuloi se Bledi Çuçi e merr pa shumë dëshirë këtë post.

 

Bledi Çuçi bëri vetëm një premtim se do te angazhohet qe te identifikohet vetëm si ministër i Brendshëm dhe jo i policisë

 

Përpara se Çuçi te hynte ne zyrën e ministrisë se Brendshme se bashku me ministre e re të Bujqësisë Milva Ekonomi u betuan përpara Presidentit te Republikës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *