Subscribe

Kryeministri Edi Rama dhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi kanë zhvilluar një konferencë të përbashkët për shtyp nga Rinasi.

 

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë tha se Shqipëria është një nga vendet që përfiton nga sasia e vaksinave që KE ka për Ballkanin Perëndimor.

 

Për këtë, ai vlerësoi kontributin e KE, për të cilin tha se u rikthye si motor i solidaritetit jo vetëm për planet e rimëkëmbjes, por edhe vaksinimin e vendeve europiane.

 

“Dua që t’i shpreh mirënjohjen dhe dua ta falenderoj edhe publikisht për këtë kontribut të jashtëzakonshëm në këtë kohë të jashtëzakonshme dhe nga ana tjetër, farë tij KE u rikthye si motor i solidaritetit jo vetëm për planet e rimëkëmbjes, por edhe vaksinimin e vendeve Europiane, përfshirë edhe 6 vendet e rajonit tonë. Nga ana tjetër më vjen natyrshëm që të kujtoj këtu se KE ka mundësuar kualifikimin e vendeve të rajonit, flas për Shqipërinë, fondet për përballimin e pasojave përmes fondit të solidaritetit dhe janë afro 1 mln euro që i takojnë Shqipërisë, po ashtu KE ka miratuar edhe paketën e asistencën në mbështetje te Ballkanit Perëndimor duke dhënë 90 mln euro dhe nga ana tjetër shumë totale prej BE 2.2 mld euro do të kontribuojë edhe për lëvrimin e vaksinave për rajonin, ndërkohë që kanë mbërritur dozat e para dhe deri në gusht Shqipëria do të marrë të gjithë pjesën e saj të akorduar të vaksinave. Me KE kemi diskutuar edhe për planin e madh të investimeve për Ballkanin Perëndimor, ku Shqipëria bën pjesë si aktore në këtë proces dhe jemi shumë optimist që tani më shumë gjëra janë vënë në vijë dhe projektet e mëdha do të fillojnë të lëvizin në drejtimin e duhur me financimet e para.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *