Kryeministri Edi Rama ka mbajtur këtë të mërkurë një konferencë të përbashkët me ministren e Jashtme të Serbisë, Ann Linde, vend i cili do të marrë kryesinë e OSBE vitin e ardhshëm.

Ai theksoi se të dy vendet kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm për të gjetur një zgjidhje për situatën e tensionuar në Bjellorusi, pas zgjedhjeve presidenciale të realizuara në 9 gusht.

Mes të tjerash, ata kanë diskutuar edhe për bashkëpunimin me Suedinë në aspektin e integrimit evropian.

“Vitin e ardhshëm Suedia merr kryesinë e OSBE. Suedia është një partnere e angazhuar e Shqipërisë në procesin e integrimit. Kemi folur për temat e OSBE. Me Anën kemi prej disa muajsh një kontakt të vazhdueshëm dhe një bashkëpunim të shkëlqyer për të nxitur një zgjidhje me dialog në Bjellorusi, por nga ana tjetër në funksion të stafetës së kryesisimit të OSBE kemi një diskutim konstant mbi të gjitha temat, që janë jo të lehta, por që fatmirësisht kemi një qasje 100% të dakordësuar. Jemi duke diskutuar së bashku edhe për atë që është një sfidë e madhe e kryesisë së OSBE, por është edhe një gur themeli në vazhdimin e punës së OSBE, që është përzgjedhja e drejtuesve të lartë të organizatës, pas asaj që ndohi me rrëzimin e paketës së parë të kandidaturave, diçka e pandodhur ndonjëherë në historinë e OSBE, dhe patjetër edhe për këshillin ministror të OSBE në Tiranë në fillim të dhjetorit, ku Ana do të jetë prezente, edhe si marrja e stafetës së OSBE.

Ai theksoi se Shqipëria duhet të jetë mirënjohëse ndaj Suedisë, pasi i ka qëndruar pranë gjithë këto vite. Sipas tij, projektet e bashkëpunimit me Suedinë kanë sjellë gjithmonë mësime dhe vlera. Kreu i qeverisë nënvizoi se oficerët shqiptarë dhe ata suedezë do të bëjnë shkëmbim për të kapur shqiptarët e lidhur me krimin atje.

“Jemi shumë të lumtur që së shpejti do të kemi në Shqipëri çeljen zyrtare të një investimi shumë të vecantë suedez në turizëm dhe shpresojmë që kjo do të vlejë për të promovuar drejtpërdrejt vendin tonë në vendet nordike, por edhe për tërhequr investimet në Shqipëri. Kemi diskutuar edhe për një hap të ri në bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe krimit të organizuar. Jemi të gatshëm që të cojmë në Suedi oficerët tanë dhe të mirëpresim oficerët suedezë dhe të shtrëngojmë darën për elementet kriminalë, në rrjetet e krimit të organizuar në Suedi që janë nga Shqipëria dhe që kanë lidhjet e tyre këtu”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *